Puna e Fesë



Besoj me gjithë fuqi të shpirtit tim së është një Zot i vetëm në tri Veta hyjnore që janë: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt. Besoj se Biri i Hyjit, Jezu Krishti, për virtyt të Shpirtit Shenjt, u bë njeri, është munduar e ka vdekur në kryq për ne, është ngjallur së vdekuri dhe është ngjitur në qiell, e do të vijë për të na gjykuar.
Besoj se Zoti ynë u jep të mirëve Parajsën e të këqijve Ferrin.
Besoj se në Kungim të shenjtë është Jezu Krishti, Zot e njeri.
Besoj në gjithçka beson dhe na mëson Kisha e shenjtë katolike Romake, sepse Kishës i është dëftuar Hyji, i cili është vetë e vërteta.
Amen.