Puna e shpresës



O Zoti im, në Ty, që je i gjithëpushtetshëm dhe shumë i mëshirshëm, kam shpresë të madhe se do të m’i falësh fajet e mia dhe se do të më japësh forcë që të bëj vepra të mira, e një ditë do të më japësh edhe Parajsën.
Të gjitha këto i shpresoj për meritat te Jezu Krishtit dhe sepse i ke premtuar ti, o Hyj, që je besnik dhe i drejtë në të gjitha premtimet e tua.
Amen.