Rruzarja e Zojës



Fillimi:

+ Në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!

Lutjet hyrëse:

Besoj në Hyjin... Ati ynë...

Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na shtojë fenë!
Të falemi Mari...

Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na forcojë shpresën!
Të falemi Mari...

Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na përsosë dashurinë!
Të falemi Mari...

Lavdi Atit...





MISTERET E RRUZARES


I - MISTERET E GËZIMIT
(Të hënën dhe të shtunën)

1. Të falurit e Kryeengjëllit Gabriel me të lumen Zojë.
2. Takimin e Virgjërës Mari me shenjtën Elizabetë.
3. Lindjen e Jezu Krishtit fëmijë në shpellë të Betlehemit.
4. Çuarjen e Jezu Krishtit fëmijë në tempull të Jerusalemit.
5. Gjetjen e Jezu Krishtit ndër dijetarë në tempull të Jerusalemit.


II - MISTERET E DRITËS
(Të enjten)

1. Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan dhe na u zbulua si Biri i Zotit.
2. Jezu Krishti na e zbuloi hyjninë e vet duke bërë mrekulli në dasmë në Kanën e Galilesë.
3. Jezu Krishti na thirri në kthim dhe na e shpalli Mbretërinë e Hyjit.
4. Jezu Krishti na e tregoi lavdinë e vet gjatë shndërrimit në malin Tabor.
5. Jezu Krishti duke themeluar Eukaristinë e shenjtë na bëri pjesëtar të mundimit dhe të ringjalljes së vet.


III - MISTERET E MUNDIMIT
(Të martën dhe të premten)

1. Uratën dhe të djersiturit gjak të Jezu Krishtit në kopshtin e Gjetsemanit.
2. Rrahjen e Jezu Krishtit në oborr të Pilatit.
3. Kurorëzimin e Jezu Krishtit me ferra.
4. Udhëtimin e Jezu Krishtit me kryq në krah për në mal të Kalvarit.
5. Kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq.


IV - MISTERET E LUMTURISË
(Të mërkurën dhe të dielën)

1. Ngjalljen e Jezu Krishtit.
2. Të ngjiturit e Jezu Krishtit në qiell.
3. Ardhjen e Shpirtit Shenjt mbi Apostuj.
4. Të ngriturit e Marisë virgjër në qiell me trup e me shpirt.
5. Kurorëzimin e Marisë virgjër, si Mbretëreshë të engjëjve dhe të shenjtërve.





Në fund të Rruzares themi:
Të falemi, Mbretëreshë...

Një Ati ynë…, Të falemi, Mari…, dhe Lavdi Atit… sipas nijetit të shenjtit Atë papë.