Besimi i Apostujve

Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës.
E në Jezu Krishtin, Birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt.
U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr;
të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm;
andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.
Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, Shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, Ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur.

Amen!